Diplomati spanjoll: Spanja të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

Ish-ambasadori spanjoll në SHBA, Jorge Dezcallar i ka bërë thirrje vendit të tij që të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, dhe t’i afrohet njohjes së realitetit të ri, transmetoi KTV.
Dezcallar është shprehur i lumtur me arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi, duke thënë se ky është një lajm i mirë për krejt Ballkanin. “Është një marrëveshje, që më në fund, i obligon edhe shtete mosnjohëse të pavarësisë si i yni, që të të ndryshojnë qëndrim. Në fund të fundit, nuk bën të jemi më katolikë se Papa dhe pika e 14-të e marrëveshjes së re thotë se asnjë nga dy nënshkruesit nuk do të pengojnë rrugën e njëri-tjetrit drejt BE-se. Dhe, nuk duhet pasur frikë. Kosova nuk ka asnjë ngjashmëri me vendit tonë”, ka shkruajtur diplomati spanjoll./Indeksonline/