E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy vetura, një person dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10 e 30 minuta në aksin rrugor Prishtinë-Fushë Kosovë, afër kazermës së FSK-së “Adem Jashari”. Dy vetura janë ndeshur mes vete, ku për pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim e Policisë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

“I lënduari është dërguar urgjentisht në emergjencë ku po pranon ndihmën e parë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se pavarësisht këtij aksidenti, rruga nuk është bllokuar./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›