Të kërkuarit e rastit “Monstra” mund të ekstradohen në Maqedoni pas një viti

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të akuzuar për rastin “Monstra” mund të mbeten në Kosovë më shumë se sa ishte pritur në Maqedoni. Armët e gjetura në banesën e tyre në Kosovë gjatë bastisjes së policisë është paraqitur problem për ekstradimin.
Në Kosovë pritet të fillojë më 10 maj procedurë kundër tyre për armëmbajtje pa leje, e cila procedurë mund të zgjasë deri edhe në një vit.
Gjatë arrestimit të tyre ishin gjetur dy pushkë automatike, dy bomba dhe një pistoletë. Mësohet se asnjëra nga këto armë nuk është përdorur gjatë vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcit në Shkup.
Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi duhet të vendosë nëse ekstradimi do të bëhet pa përfunduar procedura në Kosovë për armëmbajtjen pa leje ose do të presë që fillimisht të përfundojë procedura në gjykatat e Kosovës dhe pastaj të bëhet ekstradimi. /Indeksonline/