E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi nuk “pyet” kosovarët për vizitat në Kosovë

Beograd - Beogradi zyrtar sërish ka treguar muskujt ndaj Prishtinës. Sipas Ministrit Serb për Kosovën, Oliver Ivanoviç, paralajmërimi që qeveria e Kosovës mund të ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë vështirë do të realizohet. Ivanoiç tha se "Deklarata tregon se shqiptarët e Kosovës edhe më tutje i japin përparësi qëndrimeve nacional-shoveniste dhe euforike, të cilat nuk janë të bazuara dhe vështirë mund të realizohen". “Paralajmërimi që qeveria e Kosovës mund të ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë vështirë do të realizohet. Subjektivitetin juridik mbi Kosovën edhe më tej e kanë Kombet e Bashkuara në bazë të rezolutës 1244, e cila është "fuqizuar" me vendimet e fundit të KS të KB”, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›