E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Maqedoni më 22 ose 29 mars

Shkup - Data për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni pritet të shpallet pas gjysmë së dytë të Janarit. Sipas kryetarit të kuvendit Trajko Veljanovski, data do të përcaktohet pasi që Parlamenti do ta miratojë amendamentin kushtetues me të cilin ndërrohet censusi për zgjedhje të presidentit në rrethin e dytë. Si data më të menduara, Veljanovski u shpreh se janë 22 osë 29 marsi. "Në pajtim me kompetentët kushtetues unë si kryetar i Kuvendit i shpalli zgjedhjet vendore dhe presidenciale. Ka filluar procedura për ndryshim të Kushtetutës dhe ajo duhet të përfundojë me fazën e tretë dhe miratimin e amendamentit kushtetues për zgjedhje të kryetarit dhe ndërrim të censusit për zgjedhje në rrethinë e dytë. Pasi që do të miratohet amendamenti kushtetues në dy ditët e ardhshme do të konsultohet me partitë politike dhe në bazë të bisedave me ato do ta caktojë datën për mbajtje të zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Me siguri do të jetë 22 apo 29 marsi", deklaroi Veljanovski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›