Halimi: Arrestimet mund të destabilizojnë gjendjen në Luginën e Preshevës
Preshevë - Situata në Preshevë raportohet e qetë, ndërsa popullsia është e bafasuar me këtë aksion të arrestimeve. I vetmi që ka reaguar deri më tani nga politikanët lokalë shqiptarë në Preshevë është deputeti Riza Halimi, cili ka deklaruar se ky aksion i arrestimeve "nuk çon drejt stabilizimit të gjendjes në Luginën e Preshevës". Halimi u ka thënë gazetarëve se "dikujt i konvenon që në luginën e Preshevës kohë pas kohe të ngrisë temperatarën për të justifikuar xhandarmërinë". "Absolutish kjo nuk ndjell për të mirë mirë dhe nuk shkon në dobi të stabilizimit të këtij rajoni", ka thënë Halimi.QIK