E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi: TMK po përfundon me sukses misionin e saj

Prishtinë - Viti 2008 jo vetëm për TMK në, FSK në por edhe për mbarë Kosovën ka qenë një vit shumë i rëndësishëm - nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe tani me procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas Komandantit të sapoemëruar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtenant Sylejman Selimi, TMK-ja po e përfundon me sukses misionin e saj, duke u nisur nga projektet e ndryshme të kërkim shpëtimit e deri të misionet humanitare të cilat i ka përfunduar me sukses. Në një takim me gazetarët, Selimi vlerësoi se ky proces nuk do të jetë i lehtë për të gjithë pjesëtarët e TMK së për faktin se në strukturën e re nuk do të përfshihen të gjithë. FSK do të ketë 2500 pjesëtarë aktiv dhe 800 të tjerë rezervë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›