Beogradi propozon dy vula doganore

Serbia ka fillur t`i ndjej masat e reciprocitetit. Për këtë, zyrtarët në Beograd kanë filluar të mendojnë menjëherë për bisedimet e shtatorit e madje të ofrojnë edhe propozimet e para për vulat doganore.
Gazeta serbe "Blic" thekson se Beogradi do të ofrojë përdorimin e dy vulave. "Ideja është se të aplikohen dy lloj vulash, serbe dhe shqiptare. Njërën prej të cilave do të shkruhet "Doganat e Kosovës" ose "doganat Pejë, Mitrovicë, Prishtinë," dhe një tjetër në të cilën do të shkruhet "UNMIK-u - Kosovë - Shërbimi Doganor" ose "EULEX - Kosovë - Shërbimi Doganor", -thotë burimi i afërt i ekipit negociator serb, raporton "Blic".
Sipas këtyre burimeve, pala serbe në asnjë mënyrë nuk do të pranojë shenjën "Doganat e Republikës së Kosovës". Serbia refuzoj në korrik të vazhdoj dialogun, ndërsa pasoi vendimi i qeverisë për masat e reciprocitetit dhe ndërhyrja e njësive speciale në veri.