Beogradi rrezikon integrimin në BE
HAGE - Kreu i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Serge Brammertz deklaroi dje se, "ishte i pakënaqur" me përpjekjet që autoritetet serbe po bëjnë aktualisht për bashkëpunimin me Prokurorinë e Hagës. Sipas mediave serbe, në raport thuhet se çështja më kritike e bashkëpunimit të Serbinë vazhdon të mbetet gjetja dhe arrestimi i dy të akuzuarave për krime lufte, Ratko Mladiç dhe Goran Hadziç, të cilët kërkohen nga Gjykata e Hagës. Vlerësimi i bashkëpunimit të Beogradit ishte çështje kyçe për përafrimin e mëtejshëm të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Holanda, e cila zbatimin e Marrëveshjes së Përkohshme Tregtare mes Serbisë dhe BE e kushtëzonte deri më tani me arrestimin e gjeneralit Mladiç, kohë më parë ka paralajmëruar se do të mund ta ndryshonte qëndrimin e saj dhe ta zhbllokojë marrëveshjen, nëse Brammertz raporton para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Beogradi po bën gjithçka mundet për gjetjen e të shumëkërkuarit.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)