“Beogradi synon modelin e Republika Srpska ne Veriun e Kosoves”
INTERVISTA/ Pikenisja e Beogradit per ndarjen e Kosoves ka per qellim krijimin e entitetit serb ne veri, sipas modelit te Republika Srpska apo te ashtuquajturit Ahtisari plus, thote ne nje interviste per radion Evropa e Lire, nenkryetari i pare i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Blerim Shala. Ai vlereson se bisedimet me Serbine jane te karakterit politik
Se fundi, kryenegociatorija ne bisedime me Beogradin ka paralajmeruar disa marreveshje me Serbine. Fillimisht, sa jeni te njoftuar me keto marreveshje eventuale, dhe si do t’i vleresonit ato?
Absolutisht asgje nuk dime, jo vetem si politikan i opozites, mendoj qe opinioni kosovar eshte me i pa informuar se kurre sa i perket bisedimeve Prishtine-Beograd, as ne kohen e luftes, as ne periudhen kur eshte definuar statusi i Kosoves, nuk ka pasur kesi lloj bllokimi te informimit si sot, nuk e di me cfare motivi, kryesorja eshte qe nuk kemi informacion, aq sa dini ju, dime edhe ne, edhe pse me rezoluten qe eshte miratuar ne Kuvendin e Kosoves, zonja Tahiri eshte e obliguar qe se paku nje here ne tre muaj te raportoje. Kjo nuk ka ndodhur deri sot, me gjase pret qe te kete nje marreveshje per gjashte temat te cilat jane diskutuar dhe pastaj te na raportoje neve.
Nese kalojme neper gjashte ceshtjet qe jane paralajmeruar qe mund te arrihet marreveshje, a mund te konsiderohen ato si ceshtje teknike?
Jo, duhet te themi hapur, jo per shkak te raporteve qeveri-opozite, por per shkak te karakterit te raporteve Kosove-Serbi, asgje teknike ne keto marredhenie nuk ka, sepse kemi te bejme me nje kontekst te hapur midis Serbise dhe Kosoves. Kosova eshte bere shtet, por Serbia fatkeqesisht eshte pjese e ketij shteti ne veri. Nuk duhet te kemi aq iluzion, dhe duhet te jemi te sinqerte edhe ndaj jush, edhe ndaj vetvetes, Serbia e kontrollon nje pjese te Kosoves. Prandaj, cfaredo bisedime qe kemi, kemi te bejme me bisedime te karakterit politik. Bisedimet e karakterit teknik, per shembull, kemi mes Kosoves dhe Maqedonise, pas njohjes se Kosoves nga ana e Maqedonise, sa i perket demarkacionit apo shenimit te kufirit. Edhe kjo eshte teme qe ka prapavije politike, por, midis Kosoves dhe Serbise, midis dy shteteve te cilat nuk kane kurrfare marredhenie dhe perkundrazi, jane ne raporte te hapura te konfliktit politik, nuk mund te kete bisedime teknike.
E permendet faktin se Serbia kontrollon nje pjese te territorit te Kosoves, ne anen tjeter, zyrtare te Beogradit kane paralajmeruar opsione te ndarjes, opsione te tjera, qe implikojne pikerisht veriun dhe enklavat serbe. Sa ato tash mund te interferojne ne temat e dialogut te filluar.
Po gjithsesi, ne kemi te bejme me nje skenar te qarte te pales serbe. Pala serbe ka hapur lojen, nese mund te thuhet, me te ashtuquajtura temat teknike, per te treguar qe eshte kooperative me Brukselin, jo me Prishtinen, caku i Beogradit eshte Brukseli, jo Prishtina, per ta marre statusin e shtetit kandidat per te hyre ne Bashkimin Evropian, per t’i fituar zgjedhjet parlamentare ne vitin e ardhshem, pastaj do te shohim se si do te hapen letrat. Letrat do te hapen, sa i perket veriut te Kosoves, ku edhe sot e kesaj dite, ne, gati nuk na kalon dita pa e degjuar ndonje deklarate te nje zyrtari serb, i cili pikerisht, flet per ndarjen e Kosoves, apo edhe per opsionin e shkembimit te territoreve, i cili eshte vetem sa per te na joshur neve, per te biseduar per kete ceshtje. Tema e ndarjes se Kosoves, definitivisht duhet te mbyllet. Nuk duhet assesi te diskutohet prej nesh, jo vetem te bisedohet, por as te mendohet per kete opsion. Cfare mendoj qe do te ndodhe ne fund, eshte qe Beogradi ne fund do te thote qe ne e kemi pasur si pikenisje ndarjen e Kosoves, Kosova ka pasur si pikenisje opsionin Ahtisari, duhet ta gjejme nje rruge te mesme. Rruga e mesme, shume e rrezikshme, per mendimin tim, eshte rruga e krijimit te nje entiteti serb, i cili do te ishte Ahtisari plus, apo Republika e Serbise minus. Sidoqofte, keta pluset e minuset, kur perbehen se bashku, del nje matematike shume e rrezikshme per Kosoven. Ne i kemi bere, po themi, te gjitha kompromiset e duhura, koncesionet e duhura i kemi dhene gjate procesit te definimit te statusit, duhet te mbetemi kembengules. Kosova, jo vetem qe duhet te mbetet shtet, ne kufijte e njohur per te gjithe, por Kosova duhet te behet shtet funksional. Nese ka entitet serb ne veri, Kosova perfundimisht nuk do te jete shtet funksional.
Cfare pergjigje duhet t’i jape pala kosovare ne kete rast, nese ka tendenca te tilla, qe dialogu te perqendrohet ne ceshtje teknike?
Porosia kryesore duhet te jete lexojeni pakon e Ahtisarit. Me pakon e Ahtisarit, komuniteti serb ne Kosove ka te drejta te cilat definitivisht jane shume te vecanta, te papara, te pashembullt ne rajon dhe ne Evrope. Ne e kemi bere kete per shume shkaqe, dihet cfare ka ndodhur me Kosoven prej 99-es e kendej, gjitha ngritjet dhe reniet qe i kemi pasur, si shoqeri kosovare, prandaj Ahtisari eshte i mjaftueshem qe komuniteti serb ta gjeje veten ne territorin e Kosoves. E kemi pare qe komuniteti serb ne kete pjese te Kosoves, njemend e ka gjetur veten. Kush ka mundur te paramendoje qe ne vitin 2008 te kemi aq bashkepunim te serbeve dhe shqiptareve ne te gjitha pjeset e Kosoves, perpos veriut, keshtu qe edhe ne veri mund te ecet perpara, permes autostrades politike, nese mund ta quaj ashtu, sepse na ka mbetur ne goje fjala autostrade, qe na e ka lene Ahtisari.
Mirepo, nje dallim i madh ekziston ketu ne mes te subjekteve politike te serbeve te qendres dhe te veriut. Ato nuk komunikojne me Prishtinen. Ne anen tjeter, a ka bere mjaft Prishtina dhe prania e nderkombetareve qe te nxise komunikimin dhe te filloje t’i zgjidh problemet me serbet lokal.
Mendoj qe kemi bere mjaft. Mjaft nuk thuhet kurre nese nuk e ke kryer nje problem, por kemi ecur ne drejtimin e duhur sa i perket raporteve shqiptaro-serbe ne kete pjese te Kosoves. Kemi ngecur totalisht ne veri te Kosoves, me fajin e perbashket. Ne kemi pasur nje rast historik ne pranveren e vitit 2008, perfundimisht t’i shperbejme strukturat paralele, pas nje sulmi te perbashket qe ia bene strukturat paralele UNMIK-ut dhe KFOR-it, struktura paralele nderkombetare pati te vdekur, pa te plagosur. U pa ashiqare se kush eshte fajtor per destabilizimin e Kosoves. Ka qene nje rast ideal, i cili u leshua nga dora, per shkak te hezitimeve te Nju Jorkut dhe te Brukselit. U mendua se hap pas hapi, me kete idene qe sa me afer eshte Beogradi te Brukseli, aq me larg do te jete Beogradi nga veriu, qe te behet dicka. Po shihet qe Beogradi nuk e ka ndermend te largohet nga veriu, pa e verejtur qe njemend eshte kusht pranimi i Kosoves, qe Serbia te hyje ne BE. Pra, nuk kemi bere absolutisht sa duhet, kemi edhe shume per te bere ne veri. E kemi pasur nje strategji te cilen e kemi pershendetur ne janar te vitit te kaluar. Strategjia per veriun e Kosoves, sa i perket permbajtjes ka qene shume e qelluar, dhe opozita e ka pershendetur ate. Problemi numer nje qe ne e hapem atehere ishte se cilat jane mekanizmat implementues dhe cili eshte orari. Nuk mund te funksionoje nese nuk i ka keto dy elemente kyce. Mekanizmat implementues dhe orarin. Nese ka orar te hapur, ajo marreveshje kurre nuk zbatohet. Ne prandaj duhet ta kemi nje orar te caktuar, te sakte, se deri kur mund t’i shperbejme strukturat ne veri, dhe mund te jetesojme sovranitetin tone ne veri, dhe se dyti mekanizmat implementues. Nuk mundemi, dhe nuk duhet ta bejme vetem ne, duhet te kete partneritet Kosove-Perendim, por po ashtu duhet te kete partneritet midis nesh dhe serbeve lokal. Ne duhet t’i bindim ata qe nese e lexojne pakon e Ahtisarit, ka mjaft te drejta aty, sa per t’i plotesuar te gjitha interesat e tyre ne shtetin e Kosoves.
Dhe perfundimisht, a do te mund te zgjidhet kjo ceshtje pa Beogradin si faktor?
Beogradi, duhet te jemi te sinqerte ndaj njeri tjetrit, eshte pjese perberese e veriut te Kosoves, Serbia eshte pjese perberese e veriut te Kosoves. Shikoni, pak a shume, edhe pse ndoshta nuk eshte krahasimi i sakte, kemi te bejme me nje situate te ngjashme me cilen eshte ballafaquar Kroacia pas berjes shtet i pavarur ne janar te viti 92'. Ju kujtohet qe Kroacia nuk i kishte kontrolluar nje te treten e territorit te vet, edhe pse ishte pranuar ne kufijte e njohur nga viti 1974. Kroacia fillimisht eshte munduar me mjete politike, me konferenca nderkombetare te adresoje kete problem, t’i integroj serbet ne Kroaci. Absolutisht nuk kam iluzion qe do te kemi telashe te tilla, gjegjesisht jam i bindur qe Kosova me mjete politike do ta zgjidhe kete problem, por kjo do te thote qe ne nje menyre apo tjetren Beogradi do te jete pjese perberese e ketyre proceseve. Pikerisht me at logjiken te cilen e permenda me heret. Beogradi e ka rrugen kah Brukseli dhe duhet te
dale nga Kosova. Kjo do te ndodhe nese nga ana e perendimit ne menyre te qarte e te prere sic e thane deputetet e Bundestagut gjerman, me besoni se do te ndryshoje botekuptimi dhe pikepamja e autoriteteve me te larta te Serbise, sepse Kosova, si problem ne Serbi, nese nuk gaboj sipas nje hulumtimi qe eshte bere rishtazi diku me 78% e
pranishme tek qytetari mesatare serbe, pra serbet e dine cfare ka ndodhe ne Kosove, serbet e dine qe Kosova eshte e humbur, por politikanet serbe deshirojne ta perdorin dhe po e perdorin.
Nje problem tjeter me te cilin po ballafaqohet shteti me i ri eshte ceshtja e njohjeve. Jane permendur strategji, lobime, deri tek ceshtjet e imazhit te Kosoves. Ku kane ngecur ne fakt dhe pse nuk ka njohje? Cili eshte mendimi juaj?
Mendoj qe gjate gjithe kohes ne kemi krijuar nje pershtypje te rreme, jo objektive. Prej fillimit eshte ditur qe do te kemi telashe. E dini qe kam qene pjese perberese e ekipit te unitetit. Autoritetet me te larta te BE-se na kane thene qe 22 prej 27 shteteve do te ju njohin si shtet. Nuk kemi pasur iluzione qe do te kemi njohje te Sllovakise, te Greqise, Qipros e ketyre pese shteteve. Nuk e di me cilen arsye, por autoritetet e larta te Kosoves, gjithmone e kane ditur temperaturen, dhe gjithmone e kane krijuar pershtypjen se nuk eshte problem njohja, ndersa ne e dime se kemi probleme shume te medha sa i perket kesaj ceshtjeje. E kemi humbur hapin, me 22 korrik te vitit te kaluar, kur ne vend qe te jemi ne ne ofensive, se bashku me faktorin nderkombetar, pas humbjes katastrofale te Serbise, ne GJND, ne e lame Serbine te vije ne vete, dhe qe t’i miratohet nje rezolute me 9 shtator, qe ishte shume e demshme per Kosoven. Ka qene deshtim total i autoriteteve te Kosoves. T’iu jene per fale te gjitha deshtimet qe i ka pasur ne te kaluaren, kjo eshte e pafalshme. E permendet imazhin. Po si nuk luan rrol imazhi. Nese ju nuk funksiononi si shtet, nese keni problem me krim, me korrupsion, dhe rishtazi ju konfrontoheni me FMN-ne, e FMN-ja eshte autoritet ne te gjitha shtetet ne bote, normalisht qe ju keni probleme. Nese ju filloni dialog me Beogradin, eshte ditur edhe ne fillim qe shume shtete qe nuk jane shume larg njohjes do te thone me mire te presim, pse te ngutemi? Te gjitha keto elemente kane bere qe ne objektivisht te jemi ne kete gjendje se cfare jemi, dhe Serbia po e shfrytezon maksimalisht kete bllokade totale qe na e ka bere edhe permes Rusise, dhe do te provojne te nxjerrin sa me shume qe eshte e mundur ne menyre qe koncesioni qe do ta dhene ata te marre trajten e anetaresimit te Kosoves ne OKB.