E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti afrikan, Shqiperia ne 40 grade

Evitim i oreve te drekes, perdorim i kapeleve, cadrave dhe syzeve te diellit dhe mbi te gjitha konsum i shpeshte i ujit, eshte ajo cka specialistet rekomandojne per te gjithe ne keto dite te nxehta korriku. Sipas sinoptikaneve, temperaturat e larta qe kane perfshire vendin tone, duke nisur nga dita e premte do te vazhdojne te jene te pranishme edhe pergjate kesaj jave, qe sapo nisem. Meteorologet thone se temperaturave te tilla nuk do t’u shpetojme dot. Madje here pas here, territori i vendit tone do te preket edhe nga rrymat e nxehta te kontinentit afrikan. “Deri ne date 20 korrik do te kemi keto temperatura. Edhe ne kryeqytet gjate gjithe ketyre diteve temperatura do te jete rreth vleres 36 grade. Nuk perjashtohen edhe goditjet e te nxehtit afrikan ne stinen e veres duke qene se edhe ne veren e kaluar ne korrik dhe ne gusht ne patem 3 here vale te te nxehtit afrikan te cilat zgjasin jo me shume se 5 dite dhe kur temperaturat shenojne edhe mbi 40 grade ne zona te vecanta”- thote meteorologia Lajda Porja. Por, lajme jo shume te mira vijne per ata qe ende nuk kane nisur pushimet, e pozitive per te tjeret qe jane drejtuar plazhit. Ky 10 ditesh i dyte, i muajit korrik, sipas sinoptikaneve do te kete temperatura akoma dhe me te larta se keto qe hasem kete fundjave. Rritja, pritet te shenohet nga 4 deri ne 6 grade celsius. Vlerat maksimale do te variojne nga 33 ne 35 grade celsius. Madje diten e marte, e merkure dhe te enjte, sipas specialisteve do te shenojne dhe temperaturat me te larta, deri ne 37 grade celsius ne hije. Nderkohe qe ne fundjave pritet nje renie e lehte e temperaturave, duke e freskuar disi motin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›