E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja nga Serbia, Bogdanoviç: Thaçi marketing politik

Ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë kurrë nuk do ta pranojë këtë, madje ka shkuar edhe më larg duke deklaruar se Kosova nuk do të njihet as nga qeveritë e ardhshme.

"Është e pavërtetë absolute se Qeveria e Serbisë, me çfarëdo veprimi të vet, me bërje ose mos bërje, ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo është absolutisht e papranueshme", ka thënë ai.

Bogdanoviç ka shtuar se deklarata e kryeministrit të Kosovës është vetëm dëshmi e nervozitetit të tij për shkak se numri i vendeve që po e njohin Kosovën si shtet të pavarur është shumë i vogël.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›