E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bepe Marota, një tjetër replikë për arbitrat

TIRANE-Akuzat në distancë mes Bepe Marotës dhe dizenjatorit të arbitrave Stefano Braski kanë vazhduar edhe sot, një ditë pas penalltisë që Juventusit nuk iu dha ndaj Sienës. “Penalltia ishte, por meritojnë të gjithë respekt, jo vetëm Juventusi”, tha Braski në Domenica Sportiva. “Nuk më ka bindur edhe aq shumë Braski, - tha Marota. – Unë kërkova dizenjime më të përshtatshme për një skuadër si Juventusi, që është e para në renditje. Mendoj se kjo është detyra ime. Për skuadrat e vendeve të para gjithnjë kam parë gjyqtarë të klasit të parë. Kur fola, nuk kisha ndërmend që ata veprojnë në keqbesim. Gjithsesi, edhe lojtarët e rinj në fillim bëjnë stazh në provincë”, shtoi drejtori i përgjithshëm i Juventusit. Marota foli më pas edhe për mungesën e Ibrahimoviç në ndeshjen e pas dy javëve. “Nuk më intereson çfarë ndodhi në “San Siro”. Ne po e përgatisim ndeshjen njësoj, pavarësisht se çfarë ndodh me Ibrën. Ka shumë ndeshje deri në fund”, u shpreh Marota.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›