E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angjeli: Greqia të zgjedhë mes kushteve të Trojkës dhe falimentimit

TIRANE-Për ish-Ministrin e Financave Anastas Angjeli situata në Greqi është shqetësuese pasi vendi fqinj ndodhet në zonën e rrezikut.
Sipas tij, Greqia duhet të zgjedhë mes prekjes së sovranitetit duke pranuar kushtet nga Trojka europiane dhe falimentimit.

“Në rast të zgjidhjes së parë, megjithëse është një recension ekonomik që kërkohet nëpërmjet këtyre masave mbase tej sa i mban kurrizi ekonomisë greke sic deklarojnë drejtuesit ekonomikë të Greqisë, ndoshta do ta mbante mundësinë e Greqisë në Eurozonë dhe do të siguronte mbështetjen e paketës së fundit nga institucionet ndërkombëtare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përndryshe, rikthimi në monedhën kombëtare greke, Dhrahmi, do të bënte si të thuash që ekonomia greke të shkonte deri në fund të recensionit e saj, të ristartonte në një kohë të caktuar nga niveli zero”.

Angjeli shpjegon se përvec ndikimeve negative të krizës greke dhe asaj të Eurozonës, Shqipëria mund të përfitojë nga kjo situatë.

“Ne duhet të shkojmë si të themi, të harmonizuar me masat që merr Eurozona. Tërheqja e kursimeve në Greqi dhe menaxhimi i këtij fluksi monetar në Shqipëri për atë pjesë që zotërojnë ata, emigrantët shqiptarë, nëse ata duan që këtë fluks ta menaxhojnë në ekonominë shqiptare do të ishte më pozitive që ajo të menaxhohej për t’u investuar në ekonominë shqiptare”.

Angjeli hedh idenë edhe të rilidhjes së një marrëveshjeje të re me FMN si një ndër institucionet financiare ndërkombëtare që po monitoron situatën e krijuar në Eurozonë.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Angjeli: Greqia të zgjedhë mes kushteve të Trojkës dhe falimentimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›