E Shtunë, 31 Tetor 2026

EKSKLUZIVE/Zhuri për News24: Majë vinçit për lekët e burgut

TIRANË- 53-vjecari Xhemal Zhuri, i cili tentoi një ditë më parë ti jepte fund jetës, duke u hedhur nga një vinc rreth 84 metra lartësi deklaron se mosmarrja e fondit të kompensimit për vitet e burgut, që përbëjnë edhe burimin e vetëm të jetesës për të, ka qenë arsyeja që ka shtyrë 50-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen.

Në një intervistë eksluzive për NEWS24 ai shpjegon arsyet e hedhjes së tij. Zhuri rrëfen se ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për të marrë kompensimin financiar për 22 vitet e burgut, ndërkohë që nuk ka marrë asgjë.

“Shkaku, ishte pa punë, pa lek, nuk po na i japin që na i ka bo minitsri a e drejtësisë po na mashtron, kemi vuajtur gjithë jetën, dola nga burgu, mora pjesë në hedhjen e bustit të Enver Hoxhës. Kam qenë i burgosur politik, mbi 10 vjet në burg. Shteti të na japë dëmshpërblim, janë bërë dokumentat dhe nuk dimë më ku janë. Kemi harxhuar lek për të bërë dokumentat, mora një këst dëmshpërblim, tani po pres këstin tjetër. E kisha ndarë mëndjen për t’u hedhur”,- deklaroi Zhuri.

“Më ka rënë bretku në Spac, kërkoj lekët e punës dëmshpërblim për birucën por edhe që kam punuar atje, por të më lidhin pension, të paktën të firmos diku”, theksoi me tej Zhura.

Xhemal Zhuri, deklaroi live në studion e lajmeve në NEWS24 se kërkon vëmendjen e duhur nga shteti.
“Unë bëj paralajmërim që shteti sic i rrimë ne korrekt, të jetë korrekt me neve. Dua djersën time ”, tha ia.

Zhuri shprehet se i vetmi burim i të ardhurave në familjen e tij me të cilën mban edhe 3 fëmijët është rroga e gruas së tij. 50- vjecari thekson se ditën e dielë vendimin për tu ngjitur në vinc ishte se ksihte vendosur ti jepte fund jetës së tij. 53-vjecari rrëfen se nuk është hedhur vetëm falë këmbënguljes së, zv/drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili negocioi me të.

(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: EKSKLUZIVE/Zhuri në NEWS24 FOTO: Tiranë, 53-vjecari kërcënoi vetëvrasjen nga vinci, shpëton

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›