Hipotekat, gati pr/ligji në rastet kur ndërtuesi i pallatit falimenton
TIRANE-Për të gjithë banorët e pallateve të reja, të cilët janë ende në pritje të hipotekës, për shkak se ndërtuesi ka falimetuar ose është larguar, hyn në lojë Bashkia.
Një projektligj i ri i Ministrisë së Transporteve që është miratuar sot vetëm me votat e të djathtëve, parashikon aktivizimin e pushtetit vendor, për të bërë kolaudimin e banesës e më pas dërgimin e dokumentacionit për hipotekim.
Bashkia cakton një kolaudator të licensuar, i cili do të verifikojë nëse godina është e banueshme dhe rezistente. Kjo ështe një detyrë e cila në kushte normale i takon pronarit të objektit, por në kushte të vecanta, i kalon vendoreve, të cilët do të përballojnë dhe koston.
(d.b/News24/BalkanWeb)