E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesi i posacëm i BE, Zhbogar: Ja prioritetet e mia

TIRANE-Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnak kanë prezantuar tre prioritete të angazhimit të BE-së në Kosovë gjatë këtij viti.

Kthimi i normalitetit në veri, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit bashkë me liberalizimin e vizave, janë deklaruar si prioritetet kryesore te strukturave të BE-së të angazhuara në Kosovë.

Me këtë rast, Përfaqësuesi i BE-së qe sot ka nisur punën e tij në këtë detyre te rendesishme ne Kosove. Ai tha se do ta mbështesë në vazhdimësi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe do të angazhohet që t’i ndihmojë institucionet në procesin e liberalizimit të vizave.
Njëherësh, ka thënë Zhbogar, BE do të ndihmojë në vazhdimësi edhe në procesin e kthimit të rendit dhe ligjit në veri.

Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u emërua në krye të Zyrës së BE-së në Kosovë, më 21 dhjetor 2011.

Të martën ai pritet të nisë edhe takimet e para me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›