E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj: Këtë vit nis autostrada për Shkup

Ministri i Financave Besim Beqaj priti ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Valon Saraqin në kabinetin e tij. Gjatë konferencës, Beqaj tha se brenda këtij viti do të fillojë edhe ndërtimi i autostradës në drejtim të Maqedonisë.

“Brenda këtij viti do të fillojmë edhe ndërtimin e autostradës në drejtim të Maqedonisë, e cila do të jetë një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe në raport të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbimeve tregtare në mes dy vendeve tona”, tha Beqaj.

Ndërsa, ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Valon Saraçi tha se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë me të vërtetë raporte dhe marrëdhënie të mira ekonomike.

“Unë besoj që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë deri më tani me nënshkrimin e gjithsej 27 marrëveshjeve të ndryshme në lëmi të ndryshme duke filluar nga sfera e ekonomikë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe të gjitha sferave të tjera të cilët ndikojnë në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, do të rezultojë edhe me projekte konkrete që në të ardhmen do të jenë të pranuara edhe nga sektori i biznesit” tha Saraqi./l.m/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›