Kompania private lë Prizrenin pa rrymë

Qendra e qytetit të Prizrenit ka mbetur pa rrymë. Arsyeja e kësaj sipas njoftimit të KEDS-it, është një prishje e shkaktuar nga një kompani private.
“Për shkak të dëmtimit të kabllos 35 kV Prizreni III, nga një kompani e kontraktuar për ndërtimin e banesave, prej orës 09:38 ka mbetur tërësisht jashtë pune nënstacioni NS 35/10 kV Prizreni III. Për këtë shkak, pa furnizim me energji elektrike ka mbetur pjesa më e madhe e qendrës së qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e KEDS”
Në njoftim poashtu thuhet se do ekipet do të punojnë në sajimin e prishjes, ndëkaq nuk është njoftuar se kur do të vazhdojë furnizimi me energji elektrike./Indeksonline/