Beqaj: Kosova ka siguri buxhetore dhe makrofiskale

Ministri i Financave Besim Beqaj gjatë vizitës në Zyrës Regjionale të ATK-së në Pejë dhe në Pikën Doganore në Kullë, ka deklaruar se Kosova nuk ballafaqohet me probleme buxhetore dhe ka stabilitet të theksuar makrofinancianciar, ka normën më të ulët të borxhit publik dhe do të vazhdonë që edhe në vitet në vijim të realizonë projekte kapitale.
Ministri theksoi se institucionet ndërkombëtarë financiare kanë shtuar besueshmërinë e investimeve dhe përkrahjeve të projekteve në Kosovë, duke i falenderuar stabilitetit makrofinanciar dhe masave të cilat qeveria e Republikës së Kosovës është duke i ndërmarrë me qëllim të ruajtjes të këtij stabiliteti.
Beqaj ka vlerësuar se Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës janë duke përformuar mirë dhe se janë duke i realizuar me sukses obligimet e tyre ligjore .
Synim i Qeverisë është ofrimi i kushteve sa më të mira për të bërë biznes dhe që bizneset në forma konkrete të ndjejnë përkrahjen e shtetit të tyre, ka thene ministri Beqaj.
Ministri Beqaj i shoqëruar nga drejtorin e ATK-së Behxhet Haliti dhe Doganës, Naim Huruglica theksoi se ngritja e nivelit të të hyrave duhet realizuar duke pas gjithmonë parasysh bazën ligjore dhe përmes aktiviteteve të cilat i mundësojnë zhvillim ekonomik shtetit.
Me ketë rast ai theksoi se pritet që gjatë shtatorit edhe ne Zyrën Rajonale në Pejë të fillon se funksionuari Shërbimi i digjitalizuar i kujdesit për tatimpagues./Indeksonline/