KFOS me zyrë në Shtërpcë

Edhe përfaqësusit e shoqërisë civile do të ketë zyrën e saj edhe në Shtërpcë. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me OJQ-në Dona, të enjten hapin zyrën e projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë” në Shtërpcë.
Nëpërmjet kësaj zyre në Shtërpcë, KCSF dhe OJQ Dona do të mbështesin zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile përmes promovimit dhe ndihmës për qeverisjen e mirë të OShC-ve, pjesëmarrjen në politikë-bërjen dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian.
Hapja e zyrës në Shtërpcë është mbështetur financiarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)./Indeksonline/