Arminia ende në pritje të Berishës
Edhe pse pritej të fi rmoste sot me Arminian
e Bielefeldit, pikërisht në ditën e 24-vjetorit
të lindjes, Besart Berisha ende nuk i është
bashkuar kontingjentit të ekipit të Bundesligës
II. Detlev Damier, drejtori sportiv i klubit gjerman,
ka bërë të ditur se transferimi i shqiptarit është
"bllokuar" për shkak se bisedimet me Bërnlin
vazhdojnë. Skuadra, e cila do të debutojë në
Premierligën angleze, nuk lëkundet nga pretendimet
fi nanciare, pavarësisht se sulmuesi cilësohet
i panevojshëm. "Negociatat vazhdojnë",
deklaroi Damier. Në anën tjetër, sulmuesi kuqezi
ka arritur marrëveshjen me Arminian, duke rënë
parimisht dakord edhe për rrogën. Berisha pritet
të fi rmosë 3 vjet kontratë me klubin ku më parë
kanë luajtur Fatmir Vata, Ervin Skela dhe Klodian
Duro. Lojtari i përfaqësueses shqiptare, i cili
bindi stafi n teknik gjatë provës treditore, do të
jetë edhe përforcimi i fundit i skuadrës që gjatë
sezonit të kaluar nuk arriti të mbijetonte në elitën
e futbollit gjerman.