E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ndeshje të Kupës së Shqipërisë anullohen për shkak të motit

Tiranë (Start)- Tre ndeshje të planifikuara për t’u luajtur sot për Kupën e Shqipërisë janë anulluar për shkak të kushteve të atmosferike. Takimi kryesor, Teuta-Vllaznia, është anulluar bashkë me takimet e tjera, Beslidhja-Elbasani dhe Bylis-Flamurtari. Këto takime mund të zhvillohen të mërkurën e ardhshme, por gjithsesi një vendim i prerë do të merret në mbledhjen e radhës në federatë.

Në takimet e tjera bie në sy humbje e Dinamos në Bilisht me Skënderbeun e Korçës, me rezultatin 0-1. Tirana arrin një fitore të thellë në Lushnje me vendasit 4-1, ndërsa Partizani fiton minimalisht në Burrel me rezultatin 1-0. Dy skuadrat e kryeqytetit e kanë thuajse të zgjidhur çështjen e kualifikimit për në turin tjetër.

Takimi Apolonia-Shkumbini është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit në Peqin. Besa fiton minimalisht në Krujë me vendasit 1-0. Për verdhezinjtë kualifikimi mund të quhet një histori e përfunduar, pasi krutanët veç këtij rezultati po vuajnë edhe me problemet financiare.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas dy javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›