E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiraj gol në fitoren e Dinamos

Skuadra kroate ku aktivizohet futbollisti nga Peja, Fatos Beqiraj, është shumë afër të bëjë histori dhe të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi ka fituar 4-1 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues ndaj skuadrës suedeze Malm. Në skuadrën ku paraqiten 2 shqiptarët Rexhepi e Mehmeti, ky i fundit realizoi golin e vetëm.

Kroatët ishin dominues pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa kaluan në epërsi që në minutën e 4-të, me anë të Samir. Pas kësaj Malmo shton sulmet ndërsa realizon për 1-1, Mehmeti. Por pothuajse kjo ishte e tëra çka bënë suedezët pasi Dinamo arriti të realizoj edhe 3 gola të tjerë, ndërsa njërin nga ta e shënoi Beqiraj i cili u aktivizua në minutën e 60-të. Dardan Rexhepi u inkuadrua në ndeshje në minutën e 66 për Malmon. Me këtë rezultat Dinamo në ndeshjen kthyese duhet të mos mposhtet me 3 gola diferencë për të siguruar fazën e Grupeve në Champions League.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›