Luhen ndeshjet e tjera play off per Ligen e Kampioneve
Bajerni i Mynihut e nis me fitore rrugën drejt finales së Champions League, që në këtë edicion do të zhvillohet në stadiumin e tyre “Allianz Arena”. Bavarezët mposhtën 2-0 Zyrihun, në një ndeshje të dominuar totalisht dhe me raste të pafundme për shënim. Megjithatë, Bajerni shënoi nga një gol në çdo pjesë loje dhe duket i sigurtë për të vazhduar më tej. Goli I parë erdhi në minutën e tetë, kur Bastian Shvajnstajger tundi rrjetën me një goditje me kokë, pas krosimit të Arjen Roben. Holandezi realizoi golin e dytë, 18 minuta para fundit, i shërbyer nga Mario Gomez, por mbi këtë të fundit bie pesha e fajit, sepse fitorja mund të kishte qenë më e thellë pa gabimet e tij para portës. Zyrihu e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë në minutën e fundit nga Beda.
Surpriza më e madhe e mbrëmjes në Ligën e Kampioneve ka ardhur nga Danimarka, atje ku Odense mposhti 1-0 spanjollët e Vilarealit. “Nëndetësja” e verdhë sulmoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, pa konkretizuar rastet për shënim, por e pësoi pesë minuta para fundit. Mbrojtësi i ardhur nga Udineze, Zapata, gabon fatalisht, duke i dhënë mundësinë Hans Andreasenit të shënojnë për Odensen, pas një veprimi të bukur teknik.
Ndërkohë, Dinamo e Zagrebit fitoi 4-1 ndaj suedezve të Malmos dhe synon të bëhet skuadra e parë kroate që merr pjesë në fazën me grupe të Championsit, që nga viti 1999. Samir kaloi në avantazh Dinamon, pas vetëm katër minutash lojë, por pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Mehmeti shënoi për miqtë. Gjithsesi, kampionët e Kroacisë bënë diferencën në pjesën e tri me gola të tjerë. Fillimish Rukavina shënoi golin e avantazhit, më pas, penalltia e Samir i shtoi garancinë e kualifikimit Dinamos. Fatos Beqiraj kompletoi pokerin për skuadrën nga Zagrebi.
Visla e Kraikovës ka fituar 1-0 në Poloni ndaj APOELIT të Nikosias dhe synon të bëhet skuadra e parë polake në grupet e Championsit. Episodi që vendosi fatet e takimit ndodhi 20 minuta para fundit, kur Maleçki shënoi për vendasit.
Në takimin tjetër të luajtur mbrëmjen e së mërkurën, Makabi Haifa mposhti me rezultatin 2-1 belgët e Genkut. Kampionët e Izraelit patën fillimin e ëndërruar teksa shënuan dy herë në 30 minutat e para, por një bashkëatdhatar I tyre, Barda, shënoi për Genkun në pjesën e dytë, duke prishur festën. Gjithçka do të vendoset në takimin e kthimit, javën e ardhshme.