Man Utd pasurohet nga Champions

UEFA e ka publikuar distribucionin financiar të të ardhurave në kupat evropiane për sezonin 2010/11. Në Ligën e Kampionëve janë shpërndarë 754 milionë euro, kurse në Europa League, 150 milionë, ku përfshihen premitë e ndeshjeve dhe të drejtat komerciale televizive.
Nënkampioni i Ligës së Kampionëve, Manchester United përfitoi më së shumti sezonin që shkoi. Arritja deri në finale të këtij kompeticioni e pasuroi kampionin anglez për 53,197 milionë euro.
‘Djajtë e Kuq’ përfituan 3,900,000 milionë nga ndeshja e parë e fazës së grupeve, 3,300,000 nga ndeshja e dytë dhe 4,000,000 nga ajo e tretë. Kurse, kalimi i fazës së grupeve e shpërbleu ekipin nga ‘Old Trafford’ me 25,897,000 milionë.
Më pas, kalimi në të tetën e finales i shtoi edhe 3,00,000 në konton e klubit të Sir Alex Ferguson, kurse kalimi në çerekfinale, edhe 3,300,000 të tjera. Kualifikimi në gjysmëfinale e shpërbleu ekipin anglez me 4,200,000, ndërsa shkuarja në finale ia dhuroi edhe 5,600,000. Totali: 53,197,000.
I dyti është kampioni evropian, Barcelona, i cili përfitoi 51,025,000 euro, i përcjellë nga Chelsea, 44,523,000. Në Europa League, më së shumti përfitoi Villarreali, 9,048,112. Ndërsa, fituesi i kësaj kupe, Porto, u pasurua me 7,837,000.
Përfitimet e ekipeve në Ligën e Kampionëve
1. Manchester United: 53,197,000
2. Barcelona: 51,025,000
3. Chelsea: 44,523,000
4. Schalke: 39,750,000
5. Real Madrid: 39,288,000
Përfitimet e ekipeve në Europa League
1. Villarreal: 9,048,112
2. Porto: 7,837,046
3. Liverpool: 6,131,224
4. Stuttgart: 5,593,831
5. Braga: 4,528,000