E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho dhe gjesti anti-njerëzor

Që Jose Mourinho është definitivisht i sëmurë, apo ndoshta e do shumë ekipin e tij, e tregoi SuperClasico 2 i zhvilluar në Camp Nou, ku strategu portugez bëri gjestin më kontravers në histori të futbollit, që do të mbetet në mendjen e artëdashësve me gjenerata të tëra.

Por si rrodhi ngjarja?

Në minutat përfundimtare debutuesi Cesc Fabregas mban topin për të humbur kohë, si zakonisht në ndeshjet e mëdha. Në ato momente vjen Marcelo që ndërhyu në mënyrë brutale në Cesc Fabregasin.

Në këto momente reagon pankina e Barcelonës që zgjohet në shenjë proteste. Të frymëzuar edhe më shumë nga trajneri i tyre, lojtarët e Real Madridit me në krye Pepen fillojnë të kacafyten me lojtarët e Barcelonës, të 40 lojtarët tani të përfshirë në incident.

Teksa gjyqtari dhe zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova po ndanin lojtarët, Jose Mourinho realizoi atë që askush nuk e priste. Shkoi dhe i futi gishtin në sy zëvëndëstrajnerit të Barcelonës. Çfarë gjest anti-sportiv, anti-njerëzor.

Situata ndizet edhe më shumë dhe rrëmuja s`ka të ndalur, ndërsa kësaj nate e cila filloi me magji futbolli dhe mbaroi me turpin më të madh të parë ndonjëherë, i dha fund Barcelona që ngriti trofeun i cili u fitua me gjak në fushë.

Një gjë është e sigurtë Jose Mourinho edhe po të fitojë 500 tituj në vazhdim në karrierën e tij, sigurisht se kurrë nuk do të shpallet më trajneri më i mirë në botë. Mourinho do të dënohet me të paktën pesë ndeshje pezullim në La Liga, kurse dënime të ashpra pritet të shpërndahen edhe për të tjerët të përfshirë në incident.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›