E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiraj, hero i Dinamos

Fatos Beqiraj po tregohet hero i vërtetë i Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola për ekipin e tij në ndeshjen e parë finale të Kupës së Kroacisë, ndaj Varteks Varazdin, ndjeshje e cila përfundoi 5:1. Lojën e së mërkurës, 23 vjeçari e konsideron si njërën prej më të mirave të sezonit. Ai beson se Dinamo do ta rrëmbejë trofeun e dytë të sezonit. Nga Express më 13 maj 2011 në ora 13:21

Fatos Beqiraj ka shkëlqyer sërish. Sulmuesi kosovar ka kontribuar në fitoren e Dinamo Zagrebit ndaj Varteks Varazdin, në ndeshjen e parë finale të Kupës së Kroacisë.

Futbollisti pejan ka realizuar dy gola për kryeqytetasit, të parin në minutën e 72-të e të dytin në atë të 78-të, për ta ndihmuar Dinamon, e cila fitoi 5:1, duke e bërë një hap përpara drejt trofeut të dytë këtë sezon, pas titullit të kampionit.

Beqiraj beson se kjo ishte njëra prej lojërave më të mira që e shfaqi Dinamo këtë sezon. 23 vjeçari mendon se ekipi i tij ka gjasa të mira që ta fitojë këtë trofe të çmueshëm.

“Kemi një avantazh të madh. Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e dytë. Ne ishim nën presion, por në fund shënuam pesë gola. Kjo ishte njëra prej lojërave më të mira që e kemi shfaqur, krahas asaj me Hajdukun dhe ndonjë tjetër aty këtu”, deklaroi sulmuesi kosovar pas ndeshjes.

- “Varazdin kishte ardhur për ta kontrolluar lojën dhe e shfrytëzuam këtë. Trajneri Tot na tha se duhet të luajmë të relaksuar dhe kështu vepruam”, vazhdoi ish futbollisti i Shqiponjës, i Besës dhe i Buduçnostit.

Përfaqësuesi i Malit të Zi ka shënuar 15 gola këtë sezon, 8 në kampionat dhe 7 në Kupë. Ai është bërë idhull i tifozerisë dinamovite duke shfaqur një sezon pozitiv.

Golat tjerë për Dinamon i realizuan Sammir (10’), Tonel (45’) e Badelj (80’). Kurse për Varteks Varazdin golin e nderit e shënoi Skvorc (35’). Trajneri Mario Tot debutoi me fitore bindëse në fanellën e Dinamos. Ndeshja e kthimit më 25 maj do të jetë më shumë formalitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›