E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Skeraj

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 13:00

Eksperienca e Shqipron Skerajt në Djurgarden nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Ende pa debutuar në kampionatin suedez, mbrojtësi i djathtë kosovar ka pësuar një lëndim.

Sipas ueb faqes zyrtare të Djurgardenit, ish futbollisti i Tus Koblenzit ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë, teksa po luante me ekipin U21 kundër Atvidaberg, e cila përfundoi baras, 1:1.

Ueb faqja e klubit suedez gjithashtu sqaron se 25 vjeçari pritet të mungojë disa javë.
Prizrenasi, i cili ishte pa klub gati një vit, kishte nënshkruar me Djurgardenin së fundmi dhe pritej të debutonte në elitën e futbollit suedez.

Mirëpo, atij i mungoi fati sportiv dhe ish futbollisti i Lirisë dhe i Prishtinës mund të zbresë në fushë me gjasë në fund të majit. Në karrierën e tij, përfaqësuesi kosovar e pati një eksperiencë të shkurtër edhe në Greuther Furth.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›