Beqiraj prezantohet zyrtarisht te Dinamo e Zagrebit

Zagreb, 31 gusht - Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka shprehur dëshirë që në fanellën e Dinamos së Zagrebit të debutojë kundër Hajdukut në Split. 22-vjeçari Beqiraj të martën është prezantuar zyrtarisht si përforcimi më i ri i skuadrës më të madhe kroate. Beqiraj të hënën mbrëma firmosi kontratë pesëvjeçare me Dinamon. Ai u transferua nga Buduqnosti i Podgoricës për 650 mijë euro. Futbollisti pejan do të ketë pagë mujore prej 150 mijë eurosh.
Ndeshjet ndërmjet Dinamos dhe Hajdukut vlerësohen derbit më të mëdhenj në Kroaci dhe në rajon. Këto dy skuadra do të takohen më 11 shtator në stadiumin e Splitit, "Poljud".
"Shpresoj që të debutoj në takimin e ardhshëm kundër Hajdukut. Jam profesionist dhe nuk do t'i frikësohem 'Poljudit' të stërmbushur. Kam ardhur në klub të madh, i cili gjithnjë kërkon trofe. Do të jap çdo gjë nga vetja që të ndihmoj skuadrën të vazhdojë me suksese", ka thënë Beqiraj gjatë prezantimit.
Fatos Beqiraj mori fanellën me numrin 21, të cilën më herët e ka veshur sulmuesi më i mirë në histori të Dinamos, Igor Cvitanoviq.
"Vetitë kryesore i kam realizimin dhe shpejtësinë. Di të shënoj gola", ka thënë Beqiraj.
Ai në Dinamo kaloi me propozimin e përzgjedhësit të Malit të Zi, kroatit Zlatko Kranjçar.