Tre të dyshuar për vrasjen e vajzës së gjetur në Drinin e Bardhë

Klinë, 31 gusht- Tre persona, janë arrestuar, dy femra dhe një mashkull, të dyshuar të kenë kryer vrasjen e L. K. nga fshati Abri e Epërme e Komunës së Drenasit e gjetur me datën 27 gusht në rrjedhën e Lumit Drini i Bardhë, në afërsi të fshatit Zajm të Klinës. Lajmi konfirmohet nga një burim brenda Stacionit të Policisë në Klinë. Vrasja është kryer jashtë komunës së Klinës, ndërsa edhe tre të arrestuarit si të dyshuar po ashtu nuk janë nga kjo komunë. Burimi nuk ka treguar nga janë të dyshuarit e as motivin që kanë shtyrë ata të kryejnë ketë akt. L.K ishte gjetur të premten e kaluar në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë të vendi i quajtur “Ura e Haxhisë” në afërsi të fshatit Zajm të Klinës, 2 km larg qytetit të Klinës e mbështjelle me çarçaf të bardhe dhe e lidhur në këmbe e duar. Policia rajonale e Pejës as të martën nuk ka dhënë ndonjë informate rreth këtij rasti.