E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Robinjo te Milani, Borrielo te Roma

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit. “A.C. Milan njofton se ka arritur një marrëveshje përfundimtare me futbollistin Robinjo nga Mançester Siti për katër vite. Braziliani ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare”, thuhet në deklaratë. Sipas mediave italiane operacioni është përmbyllur për shumën e 18 milionë eurove, ndërkohë që 26-vjeçari do të përfitojë pesë milionë euro në vit.

Ndërkohë, menjëherë pas zyrtarizimit të brazilianit, përfaqësuesit e Milanit kanë përmbyllur me sukses marrëveshjen me Romën për kalimin e Marko Borrielos në “Olimpiko”. Bomberi italian është veshur verdhekuq në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare për dhjetë milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›