Edmond Kapllani huazohet te Padeborni

Ndërsa Edmond Kapllani është duke u përgatitur me ekipin Kombëtar shqiptar për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Luksemburgut, menaxheri i tij në Gjermani, Thorsten Koll, i gjeti një destinacion të ri sulmuesit shqiptar në forcë me Augsburgun e Bundesligës 2 gjermane. Kapllani do të luajë sezonin e ri te Padeborni i Bundesligës 2 gjermane, i huazuar nga Ausgsburgu. Në fakt, Kapllani, i cili para një viti nga Karlsruhe te Augsburgu, nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të Bundesligës 2, pavarësisht se ai shënoi golin fitues (3-2) në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Sandhauzenit. Gjatë sezonit të kaluar, Kapllani, i cili nuk gjeti hapësirën e duhur te Augusburgu, u huazua te Tus Koblenzi, duke bërë një paraqitje të mirë. Ky është huazimi i dytë i Kapllanit në një skuadër gjermane.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili