Beqiri: Mbrojtja jone, me shume pune
Mbrojtesi i Vllaznise, Elvin Beqiri, nje nga pikat me te forta te kombetares sone thote se reparti difensiv do te kete me shume pune, ndaj Portugalise, per te ndalur sulmin e tyre. "Kundershtarit i duhet patjeter fitorja dhe presim qe te jete vazhdimisht ne sulm", - theksoi Beqiri. "Ata kane shansin e tyre te fundit per te shkuar ne boteror dhe eshte normale qe te sulmojne per te gjetur golin. Mbrojtja e Shqiperise eshte e forte, madje e ka treguar kete ne ndeshjet e kaluara, ku ka ditur te mbrohet ndaj ekipeve te forta, qe nuk kane mundur te shenojne ne porten tone. Do te kerkojme qe te perserisim ndoshta rezultatin e ndeshjes se kaluar, ndaj te njejtit kundershtar, ne Portugaline",-perfundoi Beqiri. Nen drejtimin e trajnerit te ri te kombetares sone, Josip Kuzhe, pritet te kete ndryshime edhe ne vendosjen e lojtareve ne mbrojtje.