Obama: Fillim i ri me boten myslimane
Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara jane krijuar mbi idealin se te gjithe jane te barabarte. Ai tha se "Islami gjithmone ka qene pjese e historise se Amerikes" dhe u angazua per te luftuar kunder stereotipave te Amerikes ne mesin e myslimaneve. Presidenti Obama gjithashtu u angazhua se ekstremizmi i dhunshem duhet te konfrontohet ne te gjitha format e tij dhe shtoi se veprimet e ekstremisteve jane te papajtueshme me Islamin. "Kam ardhur ketu ne Kajro per te kerkuar nje fillim te ri ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe Myslimaneve ne mbare boten, te bazuar mbi interesin dhe respektin e ndersjelle dhe mbi te verteten se Amerika dhe Islami nuk perjashtohen mes vete dhe nuk duhet te jene ne gare. Perkundrazi, ato mbulojne njera-tjetren dhe ndajne parimet e njejta, parimet e drejtesise dhe progresit, te tolerances dhe dinjitetit te te gjithe njerezve", tha Obama. Obama tha se ekstremistet e dhunshem i kane eksploatuar tensionet ndermjet Perendimit dhe Myslimaneve dhe shtoi se Islami nuk eshte pjese e problemit, por pjese e promovimit te paqes. "Perderisa marredheniet tona te perkufizohen nga dallimet tona, ne do t'i fuqizojme ata qe kerkojne urrejtje ne vend te paqes, ata qe promovojne konflikt ne vend te bashkepunimit. Ky rreth i mosdakordimeve ndermjet amerikaneve dhe myslimaneve duhet te marre fund", tha presidenti amerikan.
Obama tha se "asnje sistem i qeverisjes nuk mund dhe nuk duhet t'i imponohet nje vendi nga nje vend tjeter". "Mos gaboni te mendoni se ne duam t'i mbajme trupat tona ne Afganistan. Ne nuk synojme baza ushtarake atje. Per Ameriken eshte agoni kur humb djemte dhe vajzat e reja. Me deshire do te kthenim cdo ushtar ne shtepi, nese do te ishim te bindur se ekstremistet e dhunshem ne Afganistan dhe tash ne Pakistan, nuk do te vritnin amerikane sa te munden. Por, kjo ende nuk ka ndodhur", tha Obama. Duke folur per konfliktin ne Lindjen e Mesme, Obama tha se lidhja e Amerikes me Izraelin eshte "e pathyeshme". Ai e riperseriti mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te zgjidhjes me dy shtete per konfliktin izraelito-palestinez. Obama tha se palestinezet duhet te heqin dore nga dhuna, por gjithashtu shtoi se edhe Izraeli duhet t'i ndale ndertimet. "Izraelitet duhet ta pranojne se ashtu sic nuk mund te mohohet e drejta e Izraelit per ekzistence, nuk mund as e drejta e Palestines. Shtetet e Bashkuara nuk e pranojne legjitimitetin e vendbanimeve te Izraelit. Eshte koha te ndalen keto ndertime", tha ai. Obama tha se gjendja e popullit palestinez eshte e "patolerueshme" dhe shtoi se Amerika "nuk do t'ua ktheje shpinen" aspiratave legjitime te palestinezeve.
Presidenti gjithashtu tha se te dyja palet ne konfliktin izraelito-palestinez duhet t'u permbahen obligimeve te tyre. Ai tha se palestinezet duhet te denoncojne dhunen dhe se Hamasi duhet ta njohe te drejten e Izraelit per ekzistence. Lidhur me Iranin, presidenti amerikan riperseriti se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te ecin perpara ne marredheniet me Iranin per t'i kapercyer "dekadat e mosbesimit". Obama tha se ngecja ne programin berthamor te Iranit "nuk eshte thjesht ne interesin e Amerikes", dhe e paralajmeroi Iranin se mund te nxite nje gare te armatimit berthamor ne Lindjen e Mesme. Ai tha se Irani duhet te kete te drejten per energji berthamore paqesore, nese i permbush traktatet nderkombetare. Presidenti Obama gjithashtu tha se SHBA-te kane nxjerre mesime nga lufta ne Irak. "Megjithese besoj se populli irakian eshte shume me mire pa tiranine e Sadam Huseinit, une gjithashtu besoj se ngjarjet ne Irak e perkujtuan Ameriken mbi nevojen e perdorimit te diplomacise dhe ndertimit te konsensusit nderkombetar per t'i zgjidhur problemet kudo qe eshte e mundur", tha Obama. "Njerezit e botes mund te jetojne ne paqe. Ne e dime se ky eshte vizioni i Zotit. Tash, kjo duhet te jete detyra e jone ketu ne Toke", tha Obama. Ne fund te fjalimit, presidenti amerikan Barak Obama u percoll me ovacione nga te pranishmit ne Universitetin e Kajros.
RFE