Vangjeli: Shqiperia do te ndale Portugaline
Aranit Muraci
Ndeshja e pare mes Portugalise dhe Shqiperise qe u zhvillua ne Brage, eshte ende e fresket ne memorien e lojtareve kuqezi, por edhe te tifozeve te shumte shqiptare. Shqiperia shenoi nje barazim pa gola por historik, ndaj Portugalise se Kristiano Ronaldos, duke e futur kete te fundit ne nje krize, qe per ironi te fatit, kerkon qe ta zgjidhe, ne Tirane, ne rast se arrin nje fitore, sic edhe eshte pergatitur. Kristi Vangjeli, nje prej lojtareve te dalluar ne ndeshjen e kaluar, ndaj portugezeve ne Brage, thekson se nuk ka qene merite vetem e tij, qe ndali sulmin me te forte te kundershtarit te radhes, i cili deshtoi keshtu ne menyre spektakolare. Nje sezon me pare Kristiano Ronaldo kishte realizuar plot 42 gola ne Premier Lige, por edhe pse perballe nje ekipi qe luajti gati 65 minuta me 10 lojtare, nuk realizoi asnje gol ne porten e mbrojtur nga Arjan Beqaj. Vangjeli mori merite te vecante per lojen e mire, pasi ishte ai qe kishte per detyre te mbulonte 'asin" portugez te futbollit. 24-vjecari pret qe te aktivizohet edhe ne kete sfide, madje preferon te kete te njejten detyre per te perseritur bashke me skuadren te njejtin sukses, si me pare. "Nuk isha une qe mbajta Ronaldon, ishte kombetarja shqiptare, ajo qe ndali ate te Portugalise. Ne luajtem me motivin e vetem, per te shenuar nje rezultat pozitiv ne ate ndeshje dhe e realizuam qellimin tone final. Ishte nje sfide qe aktualisht po na jep besim se mund ta perserisim, edhe pse Portugalia eshte nje kundershtar shume i forte," - deklaroi lojtari kuqezi, Kristi Vangjeli. Pas nje sezoni te deshperuar me Arisin e Selanikut, ku qendroi ne stol, sepse nuk rinovoi kontraten me klubin grek, deshiron qe te tregoje veten serish, para se te zgjedhe ekipin e tij te radhes.
"E rendesishme eshte qe te shenojme nje rezultat pozitiv, ndaj Portugalise. Jemi ne fushen tone dhe kerkojme si nje ekip i tere, qe te zhvillojme nje ndeshje te mire dhe pozitive, per t'i hapur rruge, skuadres, qe te ngrihet me tej. Por nje rezultat pozitiv ndaj Portugalise na sjell shume favore", - perfundoi lojtari i mbrojtjes kuqezi, Kristi Vangjeli.
Portugalia
Portugalia do te mberrije paradite ne kryeqytetin shqiptar dhe ekipi do te sistemohet ne hotel "Sheraton". Ne darke ne orarin e ndeshjes, portugezet do te zhvillojne nje seance stervitore ne "Qemal Stafa", ku me pas trajneri Kuerioz, do te jape nje konference per shtyp.
Shqiperia
Kombetarja vazhdon pergatitjet para ndeshjes me Portugaline, ne Durres. Sot trajneri Kuzhe ka ne plan vetem nje seance stervitje te lehte, para ndeshjes. Para debutimit, me Portugaline, kroati i bankines shqiptare do te dale ne konference per shtyp, per te folur para medieve.