E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi/ Majmunet qeshin si njerezit

E qeshura nuk eshte vetem tipar njerezor. Edhe gorillat e orangutanget, mendohet se percojne mesazhe si qeniet njerezore, permes tingujve te qeshjes

Te gjitheve na nevojitet nje gudulisje e mire here pas here. Tani, hulumtimi me i ri tregon se e qeshura nuk eshte vetem nje tipar i njeriut. Aftesine per te qeshur me potere, duket se e kane pasur edhe 16 milione vjet me pare majmunet, krijesat me te ngjashme me njerezit. Ekspertet rindertuan nga origjina e te qeshurit, hartimin e 22 tingujve foshnjore te majmuneve te vegjel dhe bebeve te njeriut, te dhenat e te cileve i grumbulluan ne nje peme te evolucionit. Dr. Marina Davila Ross, Primatologiste ne Universitetin e Portsmouthit, pasi studioi 800 incizime mes foshnjave te gorillave dhe bebeve, tha se pavaresisht nga dallimet, midis njeriut dhe orangutangut, gorilles, shimpanzese, te qeshurat jane shume te aferta. Keshtu, e qeshura nuk eshte me vetem nje tipar unik i njeriut. Ajo shpjegoi ngjashmerite dhe dallimet ne modelet e tingujve te qeshura, mes majmuneve dhe njerezve, te cilat korrespondojne ngushte, duke qene se edhe dy llojet e krijesave jane te ngjashme dhe ndertoi nje peme te evolucionit gjenetik. Ajo tha: "Rezultatet tona tregojne se, e qeshura eshte nje e dhene para-njerezore. Ka gjasa qe majmunet i perdorin tingujt e te qeshurit, per te shkembyer te njejtin komunikim si edhe njerezit. Sipas Dr. Marina Davila Ross, kjo eshte e rendesishme per kerkime te metejshme emocionale mes njerezve dhe kafsheve, si dhe per menaxhimin e primatit ne roberi dhe egersi. Perfundimet e saj cojne ne konkluzionin se e qeshura, ka evoluuar gradualisht me kohen, gjate 10-16 miliarde viteve te shkuara. Por Dr. Ross shtoi se e qeshura e njeriut dallon qarte nga ajo e majmuneve, duke qene se evolucioni ka bere punen e vet me shpejtesi gjate 5 milione viteve te fundit. Studimi mund te tingelloje i cuditshem, por ndoshta jo rastesisht gorillat dhe shimpanzete, kane pothuajse 96 per qind te kodit gjenetik, te ngjashem me ate te qenieve njerezore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›