Kuerioz ben dallimin: Portugalia nuk eshte e barabarte me Shqiperine
Trajneri i Portugalise pas seances se djeshme, para se ekipi te udhetoje sot drejt kryeqytetit shqiptar per te luajtur ndeshjen e neserme ndaj kombetares shqiptare, theksoi se ekipi i tij do te fitoje per te shkuar ne boteror dhe madje beri nje krahasim per te treguar se kuqezinjte, nuk kane shanse. Para ndeshjes, Portugalia ka gjashte pike aq sa edhe Shqiperia, por nje ndeshje me pak. "Portugalia nuk eshte e barabarte me Shqiperine", - theksoi Kuerioz. "Ne duhet te fitojme, qe te tregojme se nuk jemi ne nje nivel me kundershtarin e radhes", - shtoi me tej trajneri i Portugalise, qe harroi rezultatin e tetorit dhe theksoi se eshte optimist, edhe nga atmosfera brenda grupit. "I kam pare lojtaret dhe kam biseduar shpesh ne stervitje. Te gjithe kane deshire te madhe qe te fitojne dhe te shkojne ne boteror. Kam nje besim te madh, se nuk do te humbim mundesine, per te fituar dhe te shpresojme kualifikimin", - perfundoi Kuerioz ne nje konference shtypi para medieve portugeze, e para nisjes drejt Tiranes. Ne rast se Portugalia nuk do te fitoje ndeshjen, trajnerin Kuerioz e pret shkarkimi.