Beqiri, gol i hidhur në finalen e Kupës
Azerbajxhan
Elvin Beqiri ka marrë zhgënjimin e radhës në këtë sezon me Kazar Lankaran. Pasi ka dalë e humbur në garën për titullin kampion në Azerbajxhan, skuadra ku militon mbrojtësi shkodran u mposht edhe në finalen e Kupës. “Ekzekutuesja” e “çelsit të Kaukazit” ishte në të dyja rastet FK Baku, që në këtë edicion arriti të fitonte të dy trofetë e rëndësishëm. 29-vjeçari Beqiri është aktivizuar në finalen e Kupës, madje ka arritur edhe të shënonte në portën kundërshtare. Megjithatë, rrjeta e ish-lojtarit të Kombëtares, e realizuar në minutën e 120 të kohës shtesë, nuk ka shërbyer për asgjë, pasi më parë Baku kishte realizuar dy herë me Skuliç dhe Soliç.
#