Polonia U-21 zbardh grupin anti-Shqipëri
Në më pak se 24 orë, pasi Kombëtarja A do të ketë mbyllur sfidën e saj ndaj Malit të Zi në Podgoricë, në fushë do të zbresë edhe përfaqësuesja jonë U-21, e cila do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U-21 të Polonisë. Ky takim do të luhet pasditen e së mërkurës (ora 17.00) në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit. Shpresat kuqezi janë drejt mbylljes së fazës së tyre përgatitore nën drejtimin e trajnerit Artan Bushati. Po ashtu, edhe miqtë nga Polonia zhvillojnë sot stërvitjen e fundit, para se të zbresin në fushë përballë kuqezinjve. Tekniku Andrzej Zamilski ka grumbulluar në ekipin e tij 18 lojtarët, me të cilët do të zbarkojë në Fier për këtë sfidë. Bie në sy fakti se të gjithë të thirrurit nga tekniku i miqve, asnjë prej tyre nuk luan në një kampionat të huaj, por të gjithë vijnë nga skuadrat e kampionatin polak.
#