E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kranjçar do fitore

Kombëtarja e Mazit të Zi i ka bërë gjitha përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër përfaqësueses së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet të martën në Podgoricë.

Selektori i malazezëve Zlatko Kranjçar dëshiroj që ndeshje kundër ekipit kuqezi ta fitoj. Sipas trajnerit me prejardhje kroate, fitorja në këtë përballje do të thotë shumë para fillimit të eliminatoreve për Euro 2012.

“Dëshira ime është që në ndeshjen e pare ne Podgoricë të paraqitemi, mirë dhe të fitojmë. Sepse në këtë mënyrë ndërtohet vetëbesimi para fillimit të kualifikimeve. Do të kërkoj dominim nga minuta e parë e ndeshjes ne mënyrë që të arrijmë rezultat pozitiv”, ka thënë Kranjçar për mediat malazeze.

Ish trajneri i Kroacisë ka lavdëruar ekipin shqiptar derisa selektorin Josip Kuze e ka vlerësuar si një strateg me përvojë.

“Filozofia e futbollit shqiptar është shumë e ngjashme me tonën. Shqipëria është një reprezentacion i mirë me një strateg me përvojë, i cili ka rezultatet. Ne ciklin e kaluar të kualifikimeve kanë bërë një hap përpara dhe ishin afër befasisë në ndeshje me Portugalinë”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër edhe sulmuesi i Romës, Mirco Vuçiniç ka paralajmëruar synimin për fitore me qellim që të krijohet atmosfera pozitive në kombëtaren malazeze para eliminatoreve për kampionatin evropian.

“Serine e re e fillojmë me Shqipërinë e cila nuk është një kombëtare naive. Do te jetë vështirë por shpresoj se me angazhim, lojën luftarake të cilën e kemi bërë deri më tani do të arrijmë fitoren. Fitorja do te ishte domethënëse sepse krijon shpirtin fitues, ndërsa secila humbje dhemb”, ka thënë kapiteni i Kombëtares Malazeze.

Ndeshja miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë do të zhvillohet të martën në Podgoricë, nga ora 20:10.

Mungon Ujkani

Pas stërvitjeve njëjavore në Shqipëri, Kombëtarja shqiptare në mëngjesin e së hënës ka udhëtuar drejt Malit të Zi. Ata janë akomoduar në kryeqytetin malazez Podgorica, ku edhe do të zhvillohet ndeshja miqësore.

Ndeshja e 25 majit kundër malazezëve për trajnerin kroat është e mirëseardhur. Ai ka thënë se kjo përballje do të jetë një test i mirë për kuqezinjtë, pasi Mali i Zi është një skuadër me karakteristika të ngjashme me kundërshtarin e Shqipërisë në eliminatore, Rumaninë.
Ndërsa Samir Ujkani do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në ndeshjen miqësore kundër Malit të Zi. Problemi me pasaportën ka bërë që portieri kosovar të mos grumbullohet me kuqezinjtë.

“Sot (e hënë) kam marrë pasaportë dhe është shumë vonë të bashkohem me Kombëtaren. Ndërsa për ndeshje me Andorrën do bisedoj me Kuzen dhe nëse ai kërkon që unë t’i bashkohem skuadrës, do të udhëtoj drejt Shqipërisë”, ka thënë për Express Ujkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›