Beqiri priti regjisorin Unkovski

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, priti regjisorin e shquar maqedonas dhe profesorin universitar, z. Slobodan Unkovski dhe aktorin e shquar shqiptar, z. Bajrush Mjaku.
Regjisori Slobodan Unkovski dhe aktori Bajrush Mjaku prezantuan para Ministrit Valton Beqiri idenë e tyre për inskenimin e shfaqjes “Per Gynt” të Henrik Ibsenit, e cila sipas tyre do të realizohej në formën e një koproduksioni regjional ndërmjet Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Shqipatr të Bajrush Mjakut dhe Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “MESS” nga Sarajeva.
Ata, gjithashtu, e njoftuan Ministrin Beqiri se tashmë kanë siguruar një mbështetje të solide materiale nga “Ibseniada” në Norvegji, nga Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “MESS” nga Sarajeva dhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kontekst, ata kërkuan mbështetje nga Ministri Beqiri për realizimin e kësaj shfaqjeje me karakter regjional, e cila do të ishte pjesë përbërëse e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ministri Valton Beqiri e mirëpriti idenë për realizmin e kësaj shfaqjeje, përmes të cilës mund të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi ndërmjet artistëve të disa vendeve të regjionit. Në këtë kontekst, ai tha se drejtuesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë kompetencë të plotë për përcaktimin e politikave programore – repertoreske, në kuadër të cilave mund të realizojnë projektet të këtilla artistike me interes të gjithanshëm.