Beqiri vuri gurthemelin e Palestrës në Skënderaj

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Valton Beqiri, vuri gurthemelin e Palestrës Sportive në Skenderaj. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Sami Lushtaku. Realizimi i kësaj palestre sportive, e cila do ti ketë 1600 ulëse, mbështetet financiarisht nga MKRS.
MKRS është e interesuar që realizimi i këtij objekti të përfundojë sa më shpejt, dhe përkundër buxhetit mjaft të limituar do të angazhohemi të gjejmë fonde alternative për realizimin e këtij projekti, tha ministri Valton Beqiri.
Më tutje, ai shtoi se ky objekt do të kontribuojë në zhvillimin sportiv të kësaj komune, sepse, siç u shpreh ai, kjo komunë ka dhënë mjaft talentë sportivë, të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin elitar të sportit në Kosovë.
Kjo palestër sportive do të jetë një hapësirë rekreative për të gjithë të rinjtë e Skënderajt, theksoi Beqiri.
Ndërsa, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi e falënderoi ministrin Valton Beqiri, tha se ndërtimi i kësaj palestre sportive i dedikohet gjeneratave të reja dhe, si i tillë, ky objekt do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve.