Button kalon tek McLaren

Kontratë trevjeçare, e cila pritet të konkretizohet pas pak ditësh. Sipas të përditshmes britanike, Guardian, piloti britanik Jenson Button dhe skuteria anglo-gjermane, McLaren, kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit.
Nga kjo kontratë, 29 vjeçari, kampion i freskët i botës, do të marrë 6 milionë funte në vit (apo 10.1 milionë euro). Button do të paguhet në ekipin e ri gati dy herë më shumë se që merrte rrogë në ekipin e deritashëm, Brawn Gp.
Deri tash, asnjë koment nuk është bërë nga ekipi Woking. Kështu, Button do ti bashkohej bashkëkombësit të tij Lewis Hamilton, në një ekip të tërin britanik, në sezonin 2010-2011.
Ditë më parë, drejtori ekzekutiv i Brawn, Nick Fry, kishte thënë se shpresonte që ende të ishte e mundshme që Button të mbetej në këtë skuteri, por oferta e majme e McLaren bëri që britaniku ta ndërronte mjedisin.
Kështu, skuteria anglo-gjermane, sezonin e ardhshëm do ti ketë në ekip dy kampionët e fundit të botës në Formula 1.