Beqja: Berisha gënjeu për të ardhurat
“Sali Berisha deklaroi se borxhi publik në vitin 2005 ka qënë 70%. GëNJESHTëR! Vetë informacioni zyrtar i Ministrisë së Financave thotë se ka qënë 57 %. Sali Berisha deklaroi se fondi i pensioneve është 109 miliardë lekë. Gënjeu të hënën, gënjeu përsëri para 20 minutash”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se kryeministri ka gënjyer edhe me shifrat për të ardhurat në vitin 2004. “Sali Berisha nuk tregon se në 6 muajt e parë të ardhurat tatimore janë rritur më pak se inflacioni, dëshmia më kuptimplotë se vendi është në krizë. Në 6 mujorin e parë 2009, administrata tatimore ka shënuar rekordet më të këqija në 10 vitet e fundit”, vijoi ai.
Beqja tha se qeveria ka mbledhur 32 milionë dollarë më pak se në vitin 2009. “Frika nga këto të vërteta i detyruan Berishën, Topallin dhe Boden të mbyllin në mënyrë të turpshme votimin e buxhetit ditën e hënë. Frika nga këto të vërteta e detyruan Berishën të flasë përçart edhe para 20 minutash”, vijoi deputeti i opozitës.