E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza iraniane, SHBA vendos sanksione të reja kundër Teheranit

Në një komunikatë, Obama, tha se aleatët amerikan që po bojkotojnë naftën iraniane nuk do të vuajnë pasojat negative ngase në tregjet globale ka mjaftueshmërisht naftë.

Ky veprim mund të lejojë SHBA-të të ndërmarrin masa kundër bankave të huaja që ende merren me naftën iraniane. Irani është duke u përballur me presion ndërkombëtar për shkak të programit të dyshuar bërthamor.

Shtetet perëndimore dyshojnë se Irani po tenton të zhvillojë një armë bërthamore. Irani nga ana e tij ngul këmbë se program i tij bërthamor është qartësisht paqësor.

Që prej fundit të janarit të këtij viti, shtetet e Bashkimit Evropian kanë vendosur të mos nënshkruajnë më kontrata me kompanitë iraniane të naftës teksa që prej 1 korrikut nafta iraniane nuk do të hyjë më në BE./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-31 10:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›