E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja shkurton buxhetin me 27 miliardë euro

Ndryshimet përfshijnë ngrirjen e pagave të sektorit publik dhe reduktimin e buxheteve të departamenteve me 16.9 %. Po ashtu parashikohet edhe një rritje e konsiderueshme taksash.

Zv/kryeministrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria, tha se kombi ishte në një “situatë ekstreme”.

“Prioriteti ynë kryesor është të pastrojmë llogaritë publike”, tha ajo duke shtuar se “ky është një moment që kërkon përpjekje serioze për të reduktuar shpenzimet por nga ana tjetër reformat strukturore duhet të shkaktojnë rritjen e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike”./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-30 17:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›