Beqja: Berisha kërkon të fshehë krizën ekonomike

Pas deklaratës së kreut të qeverisë Sali Berisha se Shqipëria është një nga 4 vendet në botë që ka shënuar rritje ekonomike ka reaguar Partia Socialiste. "Kryeministri pretendon se jemi një nga 4 vendet e vetme me rritje ekonomike, por nuk guxon të shpjegojë pse shqiptarët jetojmë keq, pse sipërmarrësit fitojnë më pak, pse biznesi i vogël ka të ardhura më të pakta", ka deklaruar deputetit i PS-së, Ilir Beqja.
Ai tha se kryeministri Berisha inauguron rrugë të reja, ndërkohë që inaugurimet vjetra nuk ka para për t'i përfunduar.
Sipas deputetit socialist, Kryeministri premtoi rritje pagash e pensionesh, por rritja e ushqimeve 20 - 30 % e ka ngrënë prej kohësh rritjen e majit 2009 dhe të rritjen e re të 2010".