Kushte për Serbinë
Presidenti Fatmir Sejdiu ka kërkuar që Serbia të mos pranohet në Bashkimin Europian pa i përmirësuar marrëdhëniet me Republikën e Kosovës.
Gjatë një fjalimi para ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior të NATO’s, presidenti Sejdiu ka thënë se BE’ja duhet bërë presion mbi Beogradin që të ketë qasje konstruktive ndaj Kosovës.
Presidenti Sejdiu ka folur edhe për Strategjinë për Veriun. Ai tha se qëllimi i strategjisë është integrimi edhe i asaj pjese të qytetarëve serbë, që mbahen peng i politikave të Beogradit, në institucionet e vendit, ngritja e nivelit të sigurisë, parandalimi i krimit të organizuar dhe atij ekonomik, zhbërja e strukturave paralele, lëvizja e lirë e qytetarëve e të gjitha komuniteteve, ka njoftuar Presidenca.
Presidenti Sejdiu tha se janë bërë hapa konkretë për funksionalizimin e kësaj strategjie, për të cilën institucionet e Republikës së Kosovës kanë përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare (ICO), si dhe shtoi se kemi besim të plotë në arritjen e integrimit të qytetarëve.
Duke folur për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të FSK’së nën drejtimin e ekspertëve të KFOR’it, Presidenti Sejdiu ka përmendur gatishmërinë e kësaj trupe dhe kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës që pjesëtarët e FSK’së të marrin pjesë, qoftë edhe simbolikisht, në misione paqësore dhe shpëtimtare në botë.
Në vijim të fjalës së tij, Presidenti Sejdiu ka përmendur edhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet dhe shteti i ri i Kosovës, duke përmendur angazhimin e mëtutjeshëm për sigurimin e njohjeve ndërkombëtare, sigurimin e pjesëmarrjes në tryezat rajonale dhe ndërkombëtare, anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian, përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, e të tjera.
Në fund të këtij takimi, në të cilin ishin të pranishëm edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Ilir Dugolli, Presidenti Sejdiu pati një bashkëbisedim të hapur me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, thuhet në kumtesën e Presidencës. Në takim nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e tri shteteve anëtare që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit e Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë, ka njoftuar REL.