Jeremiç falënderon shtetet që s’e njohin Kosovën

Serbia i ka falënderuar vendet anëtare të Lëvizjes së të Painkuadruarve, të cilat deri më tani s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, u tha delegatëve në takimin në Manila të Filipineve se më shumë se 80 për qind e vendeve anëtare të lëvizjes nuk i kanë njohur “separatistët në Kosovë”.
“Është me rëndësi që ju e mbajtët qëndrimin tuaj parimor, sepse ky rast paraqet precedent të fuqishëm”, tha Jeremiç.
“Është e para herë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është kërkuar që ta shqyrtojë ligjshmërinë e përpjekjes së njëanshme të një pakice etnike për ta ndarë një shtet anëtar të Kombeve të Bashkuara”, tha shefi i diplomacisë serbe, transmeton REL.
Ai tha se konkluzat nga rasti do të kenë pasoja të gjera për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë Lëvizjen e të Painkuadruarve.
“Imagjinoni se sa vende të përfaqësuara në këtë sallë do të prekeshin nga legjitimimi i ndarjes”, tha Jeremiç.